Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për varjen e fotove në mur, që tregojnë se çfarë ndodh me njeriun pasi ai të vdes, që nga hyrja në varr deri tek hyrja në Xhenet apo në zjarr, duke pasur parasysh se këto piktura nuk janë të vulosura nga ministria (e vakëfeve)?
Përgjigje: Është e detyrueshme të prishen këto foto. Ai i cili var ato në mur dhe ai i cili i punon ato, duhet të arrestohet dhe ndëshkohet. Kjo nuk është e lejuar. Kjo është risi. Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë. Premtimi për mëshirë dhe kërcënimet për dënim, na mjaftojnë ato që gjenden në Kur’an dhe Sunnet. Nuk kemi nevojë për këto foto të tilla. Ekziston rreziku që çështja të bëhet edhe më e madhe se kaq, e të varen nëpër mure foto të njerëzve të ndryshëm të cilët e konsiderojnë veten se janë evlija dhe se ata bëjnë që të bie shi dhe kështu me radhë.
Nuk duhet vizatuar ahiretin, gjë të cilën disa njerëz injorantë e bëjnë duke vizatuar Xhenetin dhe zjarrin, urën e siratit e peshoren. E gjithë kjo është manipulim i pacipë. Gjërat që kanë të bëjnë me ahiretin dhe me të fshehtën (gajbin), nuk duhet të imagjinuar apo të vizatuar.