Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pilula qetësuese e cila vendoset nën gjuhë gjatë agjërimit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.af.org.sa/ar/node/3107

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ekziston një lloj pilule kundër sëmundjeve të zemrës e cila vendoset nën gjuhë. Cili është gjykimi për përdorimin e saj duke pasur parasysh se personi i tillë mund të agjërojë (me kusht të përdorimit të kësaj lloj pilule e cila merret në kohë të caktuar dhe në rast nevoje (v.p.)) me këshillën e mjekut. Mund të ndodh që ai të ketë dhimbje në zemër vetëm disa minuta para perëndimit të diellit dhe si pasojë ai e vendos një pilulë nën gjuhën për ta qetësuar dhimbjen.

Përgjigje: Pilula nën gjuhë e prish agjërimin. Ajo sekreton dhe qëllimisht depërton poshtë në fyt (prandaj e prish agjërimin).

Shpërndaje: