Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr: 89
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A lejohet që një grua të përdor pilula që parandalojnë menstruacionet apo i vonojnë ato gjatë kohës së haxhit?
Përgjigje: Është e lejueshme për gruan që të përdor pilula që parandalojnë menstruacionet kur ajo dëshiron të kryejë haxhin. Por kjo duhet të bëhet vetëm pasi ajo të jetë konsultuar me një mjek të specializuar lidhur me këtë në mënyrë që ajo të mos dëmtohet. E njëjta gjë vlen në Ramazan nëse ajo dëshiron ta agjërojë muajin e Ramazanit.