Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pirja e ilaçeve gjatë ditës në Ramazan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetaua Uthejmin 19/76
www.perlatmuslimane.com

Nëse ndonjë i sëmur pi ilaçe gjatë Ramazanit dhe atë pas agimit, atëherë agjërimi i tij nuk është i vlefshëm për shkak se ai e ka prishur agjërimin qëllimisht. Megjithatë, ai gjatë pjesës së mbetur të ditës duhet të përmbahet nga ushqimi dhe pija përveç nëse është shumë e vështirë për të për shkak të sëmundjes së tij. Atëherë ai mund ta prish agjërimin për arsye shëndetësore por ai duhet ta kompensojë atë ditë sepse e ka prish me qëllim.

Nuk është e lejuar që i sëmuri gjatë agjërimit në Ramazan të marrë ilaçe përveç në rast nevoje si p.sh.: nëse ekziston frika se ai mund të vdesë (për shkak të sëmundjes). Atëherë lejohet t’i jepet ilaç për t’i ndihmuar. Në këtë rast ai e prish agjërimin por nuk mëkaton sepse ai e bën atë për arsye shëndetësore.

Shpërndaje: