Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pirja kafe ose çaj me vajzën të cilën e kërkon për martesë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: Nurun ala Darb (48 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në lidhje me gruan të cilën dikush e kërkon për martesë. A është e lejueshme që të ulesh me të, të hash apo të pish diçka me të, si p.sh kafe, çaj apo ndonjë lëng?”

Përgjigje: ”Kjo nuk lejohet. Atij i lejohet vetëm që ta shikojë atë dhe të shikoi atë pjesë (që lejohet të shikohet) e cila e tërheq atë që të martohet me të. Megjithatë, kjo është kusht që ai të mos e shikojë atë me epsh dhe dëshirë, sikurse edhe ata të mos jenë të vetmuar. Një tjetër kusht është që ai të jetë i bindur se familja e saj do ta pranojë atë (për vajzën e tyre), pasi është e kotë që ai ta shikojë atë nëse ai mendon apo e din se familja e saj nuk do ta pranojë atë.”

Pyetje: ”Pra, në esencë nuk lejohet të ulet me të, të pijë apo të hajë?”

Përgjigje: ”Kjo nuk lejohet. Pasi kjo gjë çon në uljen e tyre së bashku duke folur me njëri-tjetrin, gjë e cila nuk është e lejuar nëse ata nuk janë të martuar apo në shoqërinë e mahremit (përgjegjësit) të saj.”

Shpërndaje: