Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani
Burimi: Nejlul-Eutar (3/360)
Përktheu: Valdet Gashi
Shkurtimi dhe fusnota: www.perlatmuslimane.com
”Um Atijjeh (radijAllahu anha) ka thënë (2/1274):
I dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që në ditën e Fitër-bajramit dhe Kurban-bajramit të dalin për faljen e namazit të bajramit gratë por edhe të rejat e moshës madhore, gjithashtu edhe ato që janë në periudhën menstruale dhe ato që janë të virgjëra.”
Sa për gratë me menstruacione, ato nuk duhet ta falin namazin, por ato prezantojnë në vendfalje për të arritur mirësitë dhe begatitë e këshillave të asaj dite. Unë thashë: “O i dërguari i Allahut, dikush prej nesh nuk ka Xhilbab.” Atëherë ai ﷺ tha: “Atëherë motra e saj le t’ia jep asaj një xhilbab.”
Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesai, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
Këto hadithe tregojnë se është e ligjësuar për gratë që të shkojnë në vend-falje në dy namazet e bajrameve pa bërë dallimin mes gruas së virgjër dhe asaj të martuar, të re dhe të moshuar, me menstruacione apo jo sa ato nuk bëjnë fitne apo kanë ndonjë justifikim që të mos dalin.
Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje.
Mendimi i parë thotë se kjo është vetëm e rekomanduar (mustehab). Ndërsa e komentojnë urdhërimin në këtë hadith si një rekomandim i cili nuk e bën dallimin në mes të asaj që është e re në moshë dhe të moshuarës. Këtë mendim e ka Ebu Hamid prej Hanbelive dhe exh-Xhurxhani prej Shafiive dhe ky është gjithashtu mendimi i qartë i Imam Shafiut.
Mendimi i dytë dallon në mes të femrave të reja në moshë dhe të moshuarave.
El-Iraku tha se: “Këtë mendim e kanë shumica e Shafiive në të cilën ata edhe e pasojnë mendimin Imam Shafiut në El-Mukhtesar.”
Mendimi i tretë thotë se është e lejueshme (Xhaiz) për gratë që të dalin në namazin e Bajramit por nuk mund të themi se është e rekomanduar. Ky është mendimi i Imam Ahmedit të cilin Ibn Kudameh për të cilin Ibn Kudameh thotë se, nuk është e vërtetë se është mendimi i tij.
Mendimi i katërt thotë se është e urryer (mekruh). Këtë e transmeton Tirmidhiu nga Ebu Theur dhe Ibnul-Mubarak. Këtë mendim gjithashtu e ka Maliku dhe Ebu Jusufi. Gjithashtu Ibn Kudameh e ka thotë se këtë mendim e ka Nakhaiu dhe Jahja bin Se’id el-Ensari. Gjithashtu, e transmeton Ibn Ebi Shejbeh nga Nakhaiu se ai e urrente që gratë e reja të dalin jashtë për namazin e Bajramit.
Mendimi i pestë thotë se është e drejta e gruas që të shkoj në namazin e Bajramit. Këtë e ka parashtruar el-Kadi nga Ebu Bekri, Aliu dhe Ibn Umeri.
Sa për mendimin që thotë se kjo është e urryer, themi se ky mendim është i kotë të cilin e kundërshtojnë hadithet autentike. Lidhur me mendimin që dallon ato të rejat në moshë, ajo refuzohet nga teksti i qartë i hadihit për vërtetësinë e të cilit ekziston konsensus.”