Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (16/210-211)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është më mirë që një grua të dalë për të falur namazin e bajramit apo të qëndrojë në shtëpi?
Përgjigje: Është më mirë që ajo të dalë dhe ta falë namazin. Profeti ﷺ urdhëroi të gjitha gratë, përfshirë ato që zakonisht nuk dalin nga shtëpia, të dalin dhe ta falin namazin. Përjashtimi i vetëm janë gratë që janë në ciklin e tyre mujor; edhe ato duhet të dalin, por të shmangin vendin e faljes.
Gratë që janë me menstruacione duhet të dalin në vendin e faljes por të mos hyjnë në vendin e faljes. Vendi i faljes është xhamia dhe gratë me menstruacione nuk lejohen të qëndrojnë aty. Ato mund të kalojnë përmes saj ose të hyjnë në të në rast nevoje por nuk duhet të qëndrojnë. Me këtë që thamë, gratë janë të urdhëruara të dalin për namazin e bajramit dhe ta falin atë së bashku me burrat. Kjo sjell dobi, bëjnë dhikër dhe lutje.