Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses!
Ushqimi të cilin e përgatitin kufarët për ceremonitë e tyre, nëse më japin prej tij, a më lejohet të ha prej atij ushqimi?
Përgjigje: Jo! Mos ha nga ushqimi i ceremonive të kufarëve.
“(Robërit e Zotit janë) Edhe ata të cilët nuk dëshmojnë gënjeshtrën (nuk rrinë aty ku flitet dhe punohet gënjeshtra dhe nuk bëjnë dëshmi të rreme).” Furkan, 25:72
Do të thotë ceremonitë e kufarëve. Mos merr pjesë në to dhe mos ha nga ushqimi i ceremonive të tyre.