Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pjesmarrja në dasmat jo islamike‏

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Gharatul-Ashritah 1/90

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të marrur pjesë në festa dhe dasma të cilat nuk janë Islame, me arsyetimin e thirrjes në islam?”

Përgjigje: “Nëse e prania juaj ndryshon të këqijat që ndodhin, atëherë kjo është primarja për të ndodhur. Abdullah ibn Amr ibn Asi (radia Allahu anhuma) ka thënë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
 
Ti përgjigjesh ftesës është obligim, e kush nuk i përgjigjet, ka bërë mëkat ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij.
 
Pra, për t’iu përgjigjur ftesës së dasmes apo akikës është obligim. Por në qoftë se besimtari ka frikë të jetë i pranishëm pasiqë aty bëhen vepra të cilat ai nuk është në gjendje ti ndryshojë, ai nuk duhet të shkojë aty. Mirëpo në qoftë se ai mund ta ndryshojë atë gjendje duke i këshilluar kjo është një gjë e mirë.”

Shpërndaje: