Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (35)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15072
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Imam Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
“Shejtani i ka mashtruar ata – Xhehmitë dhe Mutezilitë – dhe i ka bërë ata të besojnë se denigrimi i tyre (Që ia bëjnë Allahu duke mohuar emtat dhe cilësitë e Tij) është përsosmëri.” 1
Do të thotë Teuhid. Ata mendojnë se kjo është një përsosmëri dhe Teuhid. Nga ana tjetër, ata thonë se ai i cili i pohon cilësitë e Allahut është idhujtar, sepse ai në këtë mënyrë pohon shumë zota. Prandaj [el-Fakhr] er-Razi tha në interpretimin e tij të Kuranit se libri i Ibn Khuzejmes “Kitabu Teuhid” duhet të quhet “Kitabu Shirk.” Ai e quajti librin e Ibn Khuzejmes “Kitabu Shirk.” Sepse sipas tyre, ti je idhujtar në qoftë se pohon emrat dhe cilësitë e Allahut – i pastër është Allahu nga ajo që ata thonë!
1 Ighathat-ul-Lahfan (1/48).