“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pohon se e ka kthyer borxhin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (30 B), min: 16:35

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person i huazoi para një personi tjetër. Pas një kohe, ai i kërkoi atij që t’ia kthente borxhin dhe huamarrësi pretendonte se e kishte kthyer atë. Ata nuk u pajtuan për këtë. Cili është gjykimi?

Përgjigje: Nëse huamarrësi pranon se ka marrë huan, por edhe pretendon se e ka kthyer atë, atëherë ne kemi një pranim dhe një pretendim. Ai pranon se ka huazuar dhe pretendon se e ka kthyer atë. Këtu ne e pranojmë pranimin e tij dhe e hedhim poshtë pretendimin e tij (se ia ka kthyer paratë), përderisa ai nuk sjell dëshmi për atë. Sepse profeti ka thënë se pretenduesi duhet të sjell dëshmi.

Shpërndaje: