Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Politika amerikane është e njëjtë, vetëm fytyrat ndryshojnë

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Albani: Çfarë ke për qëllim?

Ebu Malik: Filani dhe filani e ka lënë (postin) dhe tani tjetri ka ardhur. Ky është më pak i dëmshëm për muslimanët se ai tjetri dhe ky do t’i sjellë më tepër dobi muslimanëve dhe gjëra të tjera të ngjashme si këto.

Imam Albani: Kjo buron nga imani dhe intelekti i dobët i këtij personi. Realiteti për të cilin çdo musliman patjetër që duhet ta ketë parasysh në të tilla raste është thënia e Allahut (tebareke ue teala):

“Hyni në xhehenem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një grup hyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë të gjithë në të, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (paria) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (Allahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.7:38

Çështja është se së pari, ky gëzim (me fitoren e një kandidati dhe humbjen e tjetrit), ky është gëzim i fëmijëve dhe jo gëzim i burrave.

Së dyti, ky nuk është gëzimi i besimtarëve. Fakti që George Bush humbi dhe ky tjetri e zuri vendin e tij.

Ebu Malik: Bill Klintoni.

Imam Albani: Unë nuk e di emrin e tij. Emra të çuditshëm që nuk mund t’i mbaj mend.

Ebu Malik: Sepse ata janë emrat të shejtanëve.

Imam Albani: Po pasha Allahun. Çështja është se George Bush humbi dhe tjetri i fitoi zgjedhjet. Të gjithë kandidatët ecin në të njëjtën linjë politike, ndërsa ajo që ndryshon është thjesht ndryshimi i fytyrave. Është prej marrëzisë që ne jemi të kënaqur me largimin e Bushit dhe me ardhjen e tjetrit në vend të tij sidomos për faktin që ne nuk e dimë të mirën apo të keqen që mund të vijë nga ardhja e kandidatit të ri, nëse ai ka ndonjë të mirë!

Pse gjithë ky nxitim?

Së pari, çdo lloj kufri është e njëjta fe (kufër). Është e njohur që populli amerikan në politikën e tyre është me jehudët. Fakti që Bushi ra dhe tjetri erdhi kjo nuk do të ndryshojë kaq shpejt politikën e këtyre njerëzve siç mund të mendojnë ata që janë me intelekt të dobët dhe që mashtrojnë vetveten e tyre duke menduar se ne tani kemi shpëtuar nga Bushi, e megjithatë, ndoshta ky që ka ardhur është më i keq se Bushi! Sido që të jetë, muslimani nuk kënaqet me faktin që një kafir humbi dhe një kafir tjetër zuri vendin e tij sepse kufri është një fe. Dhe këto politika janë të gjitha një.

Shikoni tani, kush është ai që punon në postin e ministrit të jehudëve?

Abu Malik: Is’hak Shamir dhe Is’hak Rabin.

Imam Albani: A kemi parë ndonjë ndryshim nga ai që ra dhe tjetri që zuri vendin e tij?

Asnjëherë, thjesht lojëra që luhen në mendjet e atyre që kanë intelekt të dobët tek disa prej muslimanëve apo tek disa politikanë që nuk ecin sipas Kuranit dhe sunnetit. Prandaj për këtë arsye, në raste të tilla mund të them ashtu siç thotë Allahu:

“Vërtet që Allahu nuk i do ata që ngazëllehen të shfrenuar.” 28:76

Këta që janë të gëzuar për shkak të rënies së njërit kandidat dhe fitores së tjetrit siç e përmenda më parë ëndërrojnë si fëmijët e vegjël, madje si zogjtë e vegjël.

Joe Biden: “Babai im më tha se nuk kam nevojë të jem çifut për të qenë sionist.”

“Sepse unë jam sionist!”

Shpërndaje: