Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Politika sot

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (888)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa vëllezër atje, duke përfshirë Muhamed Sururin, thonë se selefizmi obligon angazhimin politik. Deri në çfarë mase vlen kjo?

Përgjigje: Unë ndaj të njëjtin mendim por jo të njëjtin veprim sepse që kur filloi ringjallja muslimane, vështirë se ka ndonjë musliman që posedon kuptim të saktë Islam dhe pedagogji Islame. Nëse muslimanëve u mungojnë të dyja, politika do të ketë vetëm pasoja negative për thirrjen Islame. Për dekada me radhë janë shfaqur njerëz nga grupe të njohura të cilët kërkojnë të rekrutojnë njerëz në partitë e tyre vetëm për të arritur në pushtet, gjë që nuk është në përputhje me pedagogjinë e vërtetë Islame. Unë gjithmonë kam thënë dhe akoma them se veprimi duhet t’i kushtohet sinqerisht vetëm Allahut -azze ue xhel-. Një nga këto veprime është daveti. Një tjetër është politika. Pra, nëse thirrja për në politikë është për t’u bërë sundimtar, ministër ose diçka të ngjashme në një vend, kjo është e dënuar me dështim paraprakisht. Ne shohim se si asnjë politikë nuk i ka sjellur dobi fare botës Islame. Kur policia e sigurisë atje më mori në pyetje, unë u shpjegova atyre se politika është pjesë e fesë dhe se ne kemi shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen -rahimehullah- i cili ka shkruar një libër të quajtur “Es-Sijaseh esh-Sharijah”, por edhe se besoj se sot është politike të mos hysh në politikë. Unë besoj se kushdo që bën thirrje për angazhim politik sot po shkatërron shtëpinë e tij. Ata që kanë besimin e selefëve por jo pedagogjinë e selefëve sapo fillojnë të hyjnë në politikë, ata bëhen viktima dhe shpërbëhen nga politika. Prandaj unë mendoj si ata, por nuk ndaj të njëjtën metodologji si ata sepse kushdo që përshpejton diçka shumë shpejt, gjithashtu do ta humbasë atë.

Shpërndaje: