Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Ighathat-ul-Lahfan (1/74)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë kur ai anuloi fuqinë e shejtanit:
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
”Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” 1
Muxhahidi, Ikrime dhe komentuesit e tjerë të Kuranit thonë, d.m.th:
“Ai nuk ka argumente.”
E sakta është se ai nuk ka fuqi as lidhur me argumentin e as lidhur me aftësinë. Aftësia gjithashtu hyn nën pushtetin. Arsyeja se argumenti është quajtur pushtet është se personi i cili ka argumente të forta e ka të njëjtën fuqi sikurse i pasuri që kanë me dorën e tij. Ai (Subhanah) tregoi se armiku i tij nuk ka pushtet mbi robërit e Tij të sinqertë që besojnë në Të. Ai ka thënë në “el-Hixhr”:
قَالَ رَبِّ بِمَآ أَغْوَيْتَنِي لأُزَيِّنَنَّ لَهُمْ فِي الأَرْضِ وَلأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ إِلاَّ عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ قَالَ هَذَا صِرَاطٌ عَلَيَّ مُسْتَقِيمٌ إِنَّ عِبَادِي لَيْسَ لَكَ عَلَيْهِمْ سُلْطَانٌ إِلاَّ مَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْغَاوِينَ
“(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak se Ti më humbe mua e më fute në rrugë të shtrembër, unë padyshim se t’ua zbukurojë atyre rrugën e gabuar në tokë dhe do ti fus në rrugë të shtrembër që të gjithë përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë. Allahu tha: Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë). Vërtetë ti nuk do të ke aspak forcë mashtruese (as fizike as mendore), përveç atyre të cilët të njekin ty në të gabuarën.” 2
Ai tha në suren ”en-Nahl”:
إِنَّهُ لَيْسَ لَهُ سُلْطَانٌ عَلَى الَّذِينَ آمَنُواْ وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ إِنَّمَا سُلْطَانُهُ عَلَى الَّذِينَ يَتَوَلَّوْنَهُ وَالَّذِينَ هُم بِهِ مُشْرِكُونَ
”Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe bëjnë idhujtari karshi Allahut.” 3
Kjo përfshin dy gjëra:
1 – Ai mohon fuqinë e shejtanit mbi monoteistët e sinqertë.
2 – Ai konfirmon fuqinë e shejtanit mbi idhujtarët dhe ata që hyjnë nën mbrojtën e tij. Kur armiku i Allahut e pa se ai nuk ka fuqi mbi monoteistët e sinqertë ai tha:
فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ
Ai tha: “Pasha madhërinë Tënde, kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” 4
Armiku i Allahut, e dinte se ai nuk ka fuqi mbi atë që kapet pas Allahut (Azze ue Xhel), e adhuron Atë me sinqeritet dhe mbështetet tek Ai, dhe se ai nuk mundet ta devijojë dhe ta josh atë. Ai ka fuqi vetëm mbi ata që vënë veten nën mbrojtjen e tyre dhe e adhurojnë Allahun. Këta janë populli i tij dhe ai është mbrojtës i tyre, udhëheqës dhe komandant.”
1 16:99
2 15:39-42
3 16:99-100
4 38:82-83