“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Por kush mendon për këtë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (24) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-01-05-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Pastaj secili duhet të llogaris vetveten për neglizhencë. Nëse vëren se ka lënë pas dore diçka për të cilën edhe është krijuar, atëherë duhet ta kompensoj atë duke ia kujtuar vetes Allahun dhe duke u kthyer tek Ai (Te ala).

Prandaj ai duhet të llogaris veten për atë që ai ka thënë: ku këmbët kanë shkuar, ajo që duart kanë bërë, apo çfarë veshët kanë dëgjuar. Çfarë kishe për qëllim? Për kë e bëre? Si e bëre? “1

وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً

Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” 2

Personi duhet të llogaris vetveten kudo që shkon, atë që e jep dhe merr, dhe çdo gjë që ai bën; a është vepër e mirë apo mëkat? Por kush mendon për këtë? Shumë llogarisin veten kur bëhet fjalë për paratë. Çfarë ka  fituar? Çfarë ka humbur? Ku janë mallrat? A e ka shlyer borxhin? Mirëpo janë vetëm disa që llogarisin veprat e tyre.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/63)).

2 17:36.

 

Shpërndaje: