Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj ata janë kundër kritikave

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 38-39

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Ka njerëz që duan të mbyllin derën e xherhit ue tadilit (kritikën dhe lavdërimin) plotësisht sot. Janë shkruar libra dhe broshura mbi këtë temë, duke përfshirë librin “Tasnif-un-Nes bejn edh-Dhan uel-Jakin” nga Shejkh Bekr Ebu Zejd. Ata kanë filluar ti mashtrojnë nxënësit e dijes, madje e lere më njerëzit e rëndomtë. Argumenti i tyre është se ne jemi në nevojë të madhe të unitetit dhe miqësisë tani, ndërsa të folurit rreth grupeve dhe sekteve irritojnë zemrat dhe e zgjerojnë çarjet.

Përgjigje: Ata e dinë se janë të kritikuar. Ata bien dakord me demokracinë, rruajtjen e mjekrës, veshjen e pantallonave, parlamentet, zgjedhjet, votimet dhe dashurinë për komunistët dhe mëkatarët. Nëse Ehl-us-Sunneti i sotëm nuk kritikon dhe lavdëron, fjalët e tua që citojnë Allahun dhe të dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) do të jenë të barabarta me fjalët Muhammed el-Gazalit i cili e lufton Sunnetin, fjalët  esh-Sharauit dhe fjalët e Ali et-Tantavit. Të gjithë këta individë pranohen nga hizbitë dhe njerëzit e thjeshtë. Sepse ata i konsiderojnë ata si dijetarë të cilët flasin në radio dhe televizion dhe shkruajnë në gazeta dhe revista. Kush je ti në krahasim me ta në shikim të njerëzve të rëndomtë dhe hizbive?

Prandaj Ehlu-Sunneti duhet të kritikojnë dhe të lavdërojë. Por kush duhet të kritikojë dhe të lavdërojë? Po, ai që është dijetarë, i mençur dhe ia ka frikën Allahut. Të gjithë nuk mund të kritikojnë dhe të lavdërojnë.

Më poshtë janë disa shembuj kritikash dhe lavdërimi. Allahu (Subhanehu ue Te ala) tregoi se Musai (alejhis-selam) i tha vendasit të tij:

إِنَّكَ لَغَوِيٌّ مُّبِينٌ

“E Musai i tha: “Vërtet ti qenke ngatërrestar i qartë!”1

Allahu (Subhanehu ue Te ala) ka thënë:

وَلَا تُطِعْ كُلَّ حَلَّافٍ مَّهِينٍ هَمَّازٍ مَّشَّاء بِنَمِيمٍ مَنَّاعٍ لِّلْخَيْرِ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ عُتُلٍّ بَعْدَ ذَلِكَ زَنِيمٍ

“Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e përhap fjalë ndër njerëz. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar, Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).”2

Imam el-Bukhari ka thënë në fund të Sahihut të tij”:

“Kapitulli për të përmendur të vdekurit e këqinj”.

Pastaj ai përmendi:

تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ مَا أَغْنَى عَنْهُ مَالُهُ وَمَا كَسَبَ سَيَصْلَى نَارًا ذَاتَ لَهَبٍ وَامْرَأَتُهُ حَمَّالَةَ الْحَطَبِ فِي جِيدِهَا حَبْلٌ مِّن مَّسَدٍ

“Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar! Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi! Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra), E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.”3

Unë rekomandoj librin e Ibn Hibanit “El-Maxhruhin” dhe parathënien e librit “el-Xherh uet-Tadil” nga Ibn Ebi Hatim.

Imam Ahmedi u pyet se kush është më i mirë ibadetxhiu apo ai që ua sqaron gjendjen e njerëzve të tjerëve dhe ai u përgjigj se ai i cili ua sqaron gjendja e njerëzve është më i mirë, sepse ibadetxhiu i sjell dobi vetëm vetes së tij.


1 28:18

2 68:10-13

3 111:1-5

Shpërndaje: