Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj burri është përgjegjës për gruan e jo anasjelltas

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Ez-Zindani ue Mexhlisush-Shejkhat bil-Jemen, fq. 148.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Transmeton Tirmidhi në librin e tij El-Xhami’” përmes ‘Amr bin el-Ahues radijAllahu anhu se i dërguari i Allahut ka thënë:

اتقوا الله في النساء فإنهن عوان عندكم

“Keni frikë Allahun në lidhje me gratë tuaja, ngase ato janë në duart tuaja[1].” [2]

Kjo do të thotë se ato janë sikurse gra të zëna robëresha. Allahu e di gjendjen e grave, ato janë të dobëta dhe se mendja (të kuptuarit) dhe feja e tyre është e mangët. Nëse ajo ka ndonjë armë në dorën, nuk do të mund ta menaxhojë ashtu siç duhet. Nëse ajo ka në dorë shkurorëzimin, do të ndahej nga burri i saj njëzet herë në ditë. Kur zemërimi i saj të ketë pushuar ajo fillon të qajë, dhe si rezultat nuk dëshiron më që të shkojë tek prindërit e saj, edhe pse ajo do ishte e ndarë prej burrit të saj njëzet herë. Prandaj Allahu (subhanehu ue te ala) ia ka dhënë burrit përgjegjësinë ndaj saj.


[1] Fjala “Auan” (në duart tuaja) e përdorur në hadith është shumës i fjalës “‘Aineh” e që do të thotë e zënë rob – robëreshë. Hadithi ka për qëllim kujdesin ndaj grave dhe furnizimin e tyre. Ky është obligim i burrit nëse ajo është e martuar, apo e babait apo e të tjerëve përgjegjës, në mungesë të tyre. Dhe e gjithë kjo të jetë në mirësi. Pra, burri e ka të obliguar që ta ndalon atë që të dal jashtë e të punojë (në punët që nuk janë për të) duke bërë që ajo të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët, prandaj ajo është “robëreshë” në këtë aspekt, por që burri ka detyra dhe obligime ndaj saj, e njëra prej tyre është furnizimi. Këtë gjë e thekson Ibn Mundhiri dhe të tjerët kur sqarojnë këtë hadith. (Marrë nga El-Mugni – Ibn Kudameh).

[2] Tirmidhiu (1163). Hasen sipas Imam Albanit në “Sahih Sunen et-Tirmidhi (1/594)”.

Shpërndaje: