Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj fëmija i ngjanë nënës së tij

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/347-348)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

130 – Muhammed bin Salam na tregoi: Ebu Mu’auijeh na informoi: Hishami na tregoi, nga babai i tij, nga Zejneb bint Um Selemeh, nga Um Selemeh e cila tha:

“Umu Sulejm erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i dërguari i Allahut! Allahu nuk ka turp për të vërtetën. A duhet gruaja të lahet pasi të ketë ejakuluar në gjumë?” Profeti ﷺ tha: “Po, nëse sheh sekrecionin.” Atëherë Umu Selemeh e mbuloi fytyrën dhe tha: “O i dërguari i Allahut! A ejakulon gruaja?” Ai tha: “Tu mbushin duart me rërë. Si përndryshe fëmija i saj i ngjanë asaj?”

Profeti ﷺ përmendi se si gruaja ejakulon sikurse burri dhe se një nga shkaqet pse fëmija i ngjan nënës është që ajo përjeton ejakulim.

Nëse thuhet: A është ejakulimi i gruas arsye pse fëmijët bëhen djem apo vajza? Është një hadith nga profeti ﷺ që thotë se nëse sekrecioni i burrit dominon atë të gruas, fëmija bëhet djalë dhe nëse sekrecioni i gruas e dominon spermën e burrit, fëmija bëhet vajzë. Ndërsa, ka dijetarë që thonë se hadithi është i dobët për sa i përket kuptimit të tij dhe se gjinia e fëmijës është shkak i vullnetit të Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:

لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ يَخْلُقُ مَا يَشَاء يَهَبُ لِمَنْ يَشَاء إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَن يَشَاء الذُّكُورَ  أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا وَيَجْعَلُ مَن يَشَاء عَقِيمًا إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ

 “Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Ai krijon çfarë Ai do. Ai i dhuron (fëmijë) femra kujt do Ai dhe Ai i dhuron (fëmijë) meshkuj atij që do Ai. Ose Ai i dhuron të dy: edhe meshkuj edhe femra dhe Ai bën që të mbetet shterpë këdo që Ai do. Vërtet që Ai është i Gjithëdituri dhe Ai është i Zoti për të bërë çdo gjë.” 1

Allahu e di më mirë.

Sa i përket ngjasimit të fëmijës, hadithi thotë qartë se fëmija i ngjan nënës, pjesërisht për shkak të ejakulimit të saj dhe Allahu e di më mirë.


1 42:49-50

Shpërndaje: