Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Halebi ka thënë:
”5 – Në lidhje me Shu’ben dhe el-A’mashin, Shejkh Rabi el-Medkhali pranon se ata kanë rënë në bidate. Ai tha në ”Muxhazafat el-Hadad”:
”3 – Ai (Mahmud el-Hadad) ka thënë: ”Autori e shpërbëri atë kur ai më refuzoi mua me një përmbledhje në të cilën ai bëri tebdi mbi Shu’ben dhe el-A’mashin dhe e fyu Sufjan eth-Theurin dhe i lavdëroi Pasuesit e Bidateve.”
Përmbledhja ekziston ende dhe unë nuk e kam fyer Sufjan eth-Theurin. Unë e konsideroj atë si një nga imamët më të mëdhenj dhe vetëm Allahu e di se sa shumë e dua dhe sa e nderoj atë. Megjithatë, ekstremizmi i këtyre njerëzve më ka bërë mua të përmend atë që esh-Shafi’i dhe të tjerët kanë thënë për qëndrimin ndaj Sufjan bin Xhabir el-Xhufit. ””
Unë (Alameh Rabi) them:
Mahmud el-Hadad është bidatçi dhe gënjeshtar. Vetëm ata si ai bazohen në citatet e tij. Një nga krimet e tij është libri i tij të cilin ai e shkroi me dorë i cili quhet ”el-Khamis”, që do të thotë, një ushtri e organizuar që përbëhet nga një qendër, nga një pjesë e pasme, e përparme dhe nga falangë. Libri është rreth 400 faqe të shkruara me dorë, që do të thotë se ai do të përbëhej prej 1000 faqe të shtypura. Libri është plot me krime dhe sulme kundër Alameh el-Albanit (rahimehullah). Edhe pse Halabi gjithmonë tregon se ai i përmbahet Albanit, dhe vazhdimisht thotë ”Shejkhu ynë, Shejhu ynë,” ai nuk ka reaguar fare.
Po kështu ka shkruar Abdul-Latif Bashmil një traktat plot me gënjeshtra dhe shtrembërime kundër Albanit dhe Selefive të cilin e kam refuzuar me një disertacion dhe ekspozova gënjeshtrat e tij, mashtrimet dhe padrejtësitë kundër Albanit dhe Selefive. Megjithatë, Halebi nuk ka reaguar fare.
Ai mbron dhe lufton vetëm kur është fjala për padrejtësinë e tij dhe injorantët të cilët sulmojnë Selefitë dhe posaçërisht mua që jam bërë qëllimi i tij për fushatën e tij të egër dhe sulmues.
Refuzimi i tij ndaj Tekfircave nuk kanë qenë për hirë të Selefizmit. Zakonisht ka qenë vetëm për arsye personale. Nuk është e saktë të thuhet se ai e mbron metodologjinë Selefite dhe Selefitë. Dëshmi për këtë që unë po them është miqësia e tij e ngrohtë me Tekfircat dhe mbrojtja e Tekfircave dhe përkrahësve të tyre.