Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj Hanefitë nuk falen kur hyjnë në xhami gjatë hutbes së xhumasë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fataua Xhuddah (29)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Fatkeqësisht Fukahatë (dijetarët e Fikhut) morën rrugën e tyre dhe Muhaddithunët (dijetarët e Hadithit) rrugën e tyre. Vetëm disa i marrin të dyja. Disa prej tyre janë disa dijetarë të cilët ishin të njohur për shkollat ​​e tyre juridike. Në mesin e Hanefive ishte një dijetar i cili ishte i specializuar në Hadith, ai është Imam ez-Zejla’ij. Ai trajtoi një nga librat më të njohura të Fikhut i cili quhet “el-Hidajeh”. Ai shkroi një libër katër vëllime dhe e quajti atë “Nasb-ur-Rajah li Ahadith-il-Hidajeh”. Ai kontrolloi çdo hadith në libër, gjeti burimet e tyre dhe gjykoi mbi të. Në këtë mënyrë një Fakih i ditur mund t’i njeh hadithet mbi të cilat diapozitat janë të bazuara. Nëse hadithet nuk janë autentike as dispozitat që janë ndërtuar mbi to nuk janë të sakta. Në të kaluarën ishte zakon të thuhej:

A është hija drejtë nëse shkopi është i shtrembër?

Një shembull i njohur i kësaj në librat e Hanefive, është një hadith mbi të cilin disa dispozita janë ndërtuar dhe i cili është i dobët sipas ez-Zejla’it, e më pak nga të tjerët, në “Nasb-ur-Rajah li Ahadith-il-Hidajeh”. Ky hadith mund të gjendet i varur në minbere në disa vende arabe:

“Kur hatibi hipë në minber, as nuk duhet falur e as të flitet.”

Hadithi nuk ka bazë nga i dërguari i Allahut . Deri më sot ju mund të shihni se kur Hanefitë hyjnë në xhami gjatë hutbes së xhumasë, ata të ulen pa u falur, sepse hadithi thotë:

“Kur hatibi të hipë në minber, as nuk duhet falur e as të flitet.”

Jo vetëm që hadithi është i dobët; Ai gjithashtu kundërshton hadithet autentike. Një prej tyre janë fjalët e profetit :

“Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ditën e xhuma, ndërsa imami mban hutben, le të fal dy rekate të shkurtra.”

Do të thotë të fal një namaz të shkurtër në mënyrë që ai mund të dëgjoj hutben.

Shpërndaje: