Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj Isa është më i mirë se Muhammedi sipas krishterëve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehab (15)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/tafsir_27-07-1433.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një prej dyshimeve të krishterëve është se Isa (alejhis-selam) është më i mirë se Muhmmmedi (salAllahu alejhi ue selem), sepse ai nuk kishte baba, ndryshe nga Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem). Si rezultat i kësaj, ata thonë se Isa (alejhis-selam) është biri i Allahut. Si e refuzojmë ne këtë dyshim?”

Përgjigje: ”Allahu nuk e ka djalë dhe nuk ka fëmijë. Ata bëjnë kufër ndaj Allahut dhe nuk e lartësojnë Atë nga të metat, fëmijët dhe gratë. Kush e lartëson Allahun nga të metat? Ai që e lartëson nga të pasurit bashkëshorte dhe beson se Ai as nuk ka lindur e as nuk është i lindur dhe nuk ka të ngjashëm apo ai që beson në një trinitet, se Isa bin Merjemes është Allahu dhe se Isa është djali i Allahut? A e ka lartësuar Allahun nga të metat ky i fundit? Ata janë gënjeshtarë.

Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) është më i miri prej profetëve dhe të dërguarve. Virtyti vjen prej Allahut që i jep atij që Ai dëshiron. Askush nuk mund ta pengojë Allahun që të veçojë një rob ndryshe nga një tjetër. Allahu e di më mirë se kujt ti ipet virtyti dhe dhurata e Tij dhe se kush është i përshtatshëm për të. Ai (Azze ue Xhel) e di më mirë. Ne nuk po protestojmë kundër Allahut (Azze ue Xhel). Isa (alejhis-selam) nuk është aspak siç thonë ata, i biri i Allahut. Allahu e krijoi Isain me fjalën “Bëhu!”:

خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثِمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ

”Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.” 1

Me këtë fjalë Isai (alejhis-selam) u bë, pa baba. Prandaj, ai quhet “Fjala e Allahut”, sepse Allahu e krijoi atë me një fjalë, dhe pa baba. Ai sigurisht që ka një virtyt që Allahu e ka krijuar atë me një fjalë, dhe pa baba. Megjithatë, ai nuk është biri i Allahut. Allahu nuk ka fëmijë:

لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ

Ai as nuk lind, as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 2

Në qoftë se kjo është përsosmëri e Isait se ai u bë pa baba, atëherë Ademi (alejhis-selam) ka një përsosmëri të madhe, sepse Allahu e krijoi atë pa nënë dhe baba:

إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِندَ اللّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثِمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ

Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.” 3

Ai tha Isait “Bëhu!” ai u bë. Në qoftë se ky do të jetë argumenti i tyre atëherë Ademi (alejhis-selam) është më mirë se Isa (alejhis-selam).”


1 Al-Imran 3:59

2 El-Ihlas 112:3-4

3 Al-Imran 3:59

Shpërndaje: