Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj Islami nuk mund të reformohet

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Ebr-al-Hetif Ues-Sejarah (40)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ata që sot pretendojnë se duan të vendosin rregulla të reja duhet të paraqesin rregulla që burojnë nga Kurani dhe sunneti. Ata nuk do të gjejnë asnjë ajet apo hadith që mbështet agjendën e tyre. Kjo është e pamundur sepse Ai -te ala- ka thënë:

“Dhe kushdo që e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 4:115

Është obligim të pasohet rruga e besimtarëve të parë ashtu siç është obligim të pasohet i dërguari ﷺ. Ai që dëshiron t’i ndajë këto dy gjëra bie në atë për të cilën Allahu -te ala- ka thënë në lidhje me ithtarët e librit:

Është obligim të pasohet rruga e besimtarëve të parë ashtu siç është obligim të pasohet i dërguari ﷺ. Ai që dëshiron t’i ndajë këto dy gjëra hyn në të njëjtën kategori me atë që thotë Allahu -te ala- për ithtarët e librit:

“Mos vallë, një pjesë të librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?!“ El-Bekare, 2:85

Ky pretendim i rëndë që ka të bëjë me rishikimin e rregullave të shkencës së hadithit, do të thotë se ata të fshihen pas dijes në mënyrë që të munden të rrënojnë Islamin. Pse?

Sepse ata që sot flasin për rishikimin e rregullave të hadithit, nesër do të thonë se edhe rregullat e fikhut duhet të rishikohen.

Nga kjo bëhet e qartë se ky pretendim synon diçka shumë të rëndë: rrënimin e dy bazave kryesore, hadithit dhe fikhut. Pse duan ta bëjnë këtë?

Sepse duan të krijojnë kaos ku secili mund të interpretojë Kuranin si të dojë dhe të pranojë e interpretojë hadithet sipas dëshirës së tij. Megjithatë nuk ka rregulla të tjera të sakta dhe shkencore sepse muslimanët nuk mund të bien dakord rreth një devijimi.

Shpërndaje: