Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj izraelitët ranë të vdekur në tokë

Imam Abdurr-Rrahman bin Ebi Hatim er-Rrazi (v. 327)

Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/171)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (azzue ue xhel) ka thënë:

وَإِذْ قُلْتُمْ يَا مُوسَى لَن نُّؤْمِنَ لَكَ حَتَّى نَرَى اللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْكُمُ الصَّاعِقَةُ وَأَنتُمْ تَنظُرُونَ

”Dhe kur i thatë: “O Musa, ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun haptazi, e atëherë juve u rrëmbeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.” 2:55

540 – Babai im na tregoi: Muhammed bin Sadakah el-Himsi dhe Isa bin Junus, er-Ramli na tregoi: Muhammed bin Shuajb bin Shabur na tregoi: E kam dhëgjuar Uruah bin Ruuejm duke thënë:

“Izraelitët i thanë Musait: “Ne nuk të besojmë ty derisa ta shohim Allahun me sytë tanë.” Ai u tregoi atyre se ata nuk mund ta bëjnë këtë, por ata refuzuan që të dorëzohen. Pastaj ata dëgjuan fjalën e Allahut në mënyrë që disa prej tyre ranë të vdekur, ndërsa të tjerët i shikonin. Pastaj Allahu i ringjalli të parët dhe ua mori jetën atyre që shikonin së pari.”

Shpërndaje: