Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj ka yje

Imam Ismail Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran el-Adhim (4/509)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -tebarek ue te ala: ka thënë

“Dhe vërtet që Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër shejtanëve, të cilëve u kemi përgatitur ndëshkimin e zjarrit flakërues.” 1

Katadeh ka thënë:

Allahu i krijoi këta yje për tre qëllime; ata zbukurojnë qiejt, hudhen kundër shejtanëve dhe veprojnë si udhërrëfyes. Kushdo që thotë diçka tjetër ka gabuar, humbet pjesën e tij dhe merr përgjegjësin të flet për diçka rreth të cilës nuk ka dije.”

Transmeton Ibn Xheriri dhe Ibn Ebi Hatim.


1 El-Mulk, 67:5

Shpërndaje: