Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr (17/123)
Katf-ul-Az’har el-Mutanathirah an Fataua el-Mar’ah el-Muslimah, fq. 704-705
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është vendimi mbi këpucët me takë të larta të gruas dhe kënas gjatë periudhës mujore?
Përgjigje: Këpucët me taka të larta nuk janë të lejuara. Së pari dhe më kryesorja ato e rrezikojnë gruan që të rrëzohet. Sheriati urdhëron njeriun që t’i shmanget çdo gjëje të rrezikshme. Allahu (Te ala) ka thënë:
لاَ تُلْقُواْ بِأَيْدِيكُمْ إِلَى التَّهْلُكَةِ
”Mos e hidhni veten në rrezik.”1
لاَ تَقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ
”Dhe mos mbytni veten tuaj.”2
Së dyti, ajo nxjerr në pah gjatësinë dhe format më shumë se ajo me të vërtetë ka. Ky është një mashtrim.
Së treti, ajo shfaq bukuritë të cilat i ndalohen t’i shfaq gruas besimtare. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ
”Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane).”3
Ndërsa lidhur me kënan gjatë periudhës mujore të gruas, ne nuk dimë diçka që e ndalon këtë dhe që dallon mes periudhës mujore dhe periudhës së pastër.
1 2:195.
2 4:29.
3 24:31.