Imam Muhammad bin Muhammed el-Minbaxhi el-Hanbeli (v. 785)
Burimi: Risalah fis-Sama uer-Raks, fq. 72-73
Përktheu: Valdet Gashi
Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
“Ndoshta Allahu i lë kufarët të fitojnë, gjë që mund të ndodhte edhe kur sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ u mposhtën nga armiqtë e tyre, por në fund, besimtarët janë fitimtarë.
Allahu tha:
“Sigurisht që Ne do t’i nxjerrim fitimtarë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë (në Allahun Një, në Islam) në jetën e kësaj bote dhe ditën kur do të ngrihen e të paraqiten dëshmuesit (ditën e llogarisë).” Gafir, 40:51
Nëse muslimanët janë të dobët dhe armiku i mbizotëron ata, kjo është për shkak të mëkateve dhe të këqijave të vetë muslimanëve në formën e braktisjes së obligimeve, qoftë kjo fshehtazi apo haptazi, ose për shkak se kalojnë kufijtë, qoftë kjo fshehtazi apo haptazi.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Ata prej jush që u kthyen prapa ditën kur u takuan dy ushtritë (beteja e Uhudit), ishte shejtani që i bëri ata të rrëshqisnin (dhe të braktisin fushën e luftës) për shkak të disa gjynaheve të bëra. Dhe tashmë vërtet që Allahu i ka falur ata. Vërtet Allahu është gjithnjë Falës i Madh, tepër Durimtar.” Al-Imran, 3:151
“(Si është puna me ju?) Kur ju godet një fatkeqësi e vetme, megjithëse i shpartalluat (armiqtë tuaj) dy herë më shumë, përsëri thoni: “Nga na erdhi neve kjo!?” Thuaju: “Është nga vetë ju (për shkak të veprave tuaja të ulëta).” Al-Imran, 3:165-166
“Dhe nuk ka dyshim se Allahu padyshim që do të ndihmojë ata të cilët e ndihmojnë Allahun (çështjen e Tij). Vërtet që Allahu është Fuqiplotë, i Gjithëfuqishëm. Ata (sundues muslimanë) të cilët, nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për plotësimin e faljeve të rregullta ditore dhe për zekatin, që urdhërojnë El-Ma’ruf (besimin dhe ligjin Islam) dhe ndalojnë el-munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithçka që ka ndaluar Islami). Dhe tek Allahu mbështetet përfundimi i të gjitha çështjeve (të krijesave të Tij).” Haxh, 22:40-41