Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj njeriu ik nga një zjarr dhe jo nga zjarri tjetër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqo%20ramadhan%20%2013%20-%2008%20-%201435.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

Shumë njerëz ia dëshirojnë të keqen vetes së tyre dhe jo të mirën. Si mundet një person i mençur dhe i arsyeshëm të djeg veten në zjarr? Njeriu nuk e hedh veten në zjarr! Shikoni se si njerëzit ikin nga zjarri i dunjasë, por nuk ikin nga zjarri i ahiretit! Ata bëjnë vepra që i futin në zjarr. Ata nuk ikin nga zjarri i jetës tjetër. Kjo është e çuditshme. Kjo është vetëm për shkak se ata e shohin zjarrin në këtë jetë dhe e kuptojnë nxehtësinë e tij. Zjarri në jetën tjetër i përket gajbit, të cilin e di vetëm Allahu. Megjithatë, besimtari e beson gajbin, ndërsa pjesë e besimit në gajb është të besoj se është zjarri i ahiretit dhe dënimi që Allahu ka krijuar në të. Prandaj, ai shmang veprat të cilat shpijnë në zjarr, i shmanget kufrit mëkateve, shirkut. Ai e shpëton veten nga zjarri:

قوا أنفسكم وأهليكم نارا وقودها الناس والحجارة

”O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” 66:6

Mbrone veten tuaj. Si do ta bëni këtë? Duke iu bindur Allahut (Azze ue Xhel).

 

Shpërndaje: