Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Fataua Xhudah (19 A)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet hyrja në parlament?
Përgjigje: Në qoftë se parlamenti nuk gjykon me Kuran dhe me Sunnetin e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem), unë mendoj se nuk lejohet pjesëmarrja në të. Sepse do të thotë se do të marrësh pjesë në diçka që nuk gjykon me ligjin e Allahut.
Së dyti, ka vende që kërkojnë që deputetët të betohen se do të mbështetësin kushtetutën, që nuk është e bazuar në Kuran dhe Sunnet. Ndoshta ajo është e bazuar në to simbolikisht, por jo në të vërtetë. Kushtetuta devijon shumë nga Sheriati, e të mos flasim për ligjin që e shpjegon atë. Prandaj, unë besoj se ne nuk duhet mbështur këto dispozita, dhe këto qeveri nuk publikojnë se ato gjykojnë me ligjin e Allahut.