Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj nuk u shkrua sunneti në kohën e profetit ﷺ

Hafidh Ahmed bin Haxher el-Askalani (v. 852)
Hedis-Sari – Mukaddimetu Fet’h-il-Bari, fq. 9
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije – Allahu na mësoftë neve dhe juve – se transmetimet e profetit ﷺ nuk ishin as të shkruara dhe as të strukturuara në kohën e shokëve të tij dhe të tebiinëve të moshuar për shkak të dy arsyeve:

1 – Në fillim, atyre u ndalohej të shkruanin çdo gjë tjetër përveç Kuranit nga frika se ajo që ishte shkruar do të ngatërrohej me Kuranin, gjë që vërtetohet në “Sahihun” e Muslimit.

2 – Kujtimi i tyre ishte aq i fortë dhe mençuria e tyre aq e thellë. Përveç kësaj shumica ishin analfabetë. Ndërsa numri i dijetarëve u rrit në vende dhe u shfaqën pasuesit e bidateve në mesin e khauarixhëve, rafidave dhe kaderive, transmetimet filluan të shkruheshin dhe kapitujt të strukturoheshin nga fundi i kohës së tebiinëve.

Shpërndaje: