Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (29)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%2025-12-1435.mp3
Data e fetvas: 25/12-1435 ose 19/10-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Reagimi ndaj të devijuarve a është i kufizuar vetëm te dijetarët, apo iu lejohet edhe nxënësve të dijes të qartësojnë dhe të reagojnë me dijen që kanë dhe të citojnë fjalët e dijetarëve në këtë çështje?
Përgjigje: Janë vetëm dijetarët të cilët duhet të reagojnë. Dijetarët e dinë se si duhet reaguar. Njerëzit të cilët mendojnë se dinë dhe nxënësit nuk duhet të reagojnë. Ata ende nuk kanë arritur atë gradë. Ata ndoshta bie në një gabim që është më i madh se i atij ndaj të cilit reagon.