Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=21
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thirrja për në fenë e Allahut është mision i profetëve:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِنَّا أَرْسَلْنَاكَ شَاهِدًا وَمُبَشِّرًا وَنَذِيرًا وَدَاعِيًا إِلَى اللَّهِ بِإِذْنِهِ وَسِرَاجًا مُّنِيرًا
“O ti profet, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues.” 1
Sikurse u tha ky është mision i profetëve. Ti, vëllai im indonezian, dëshiron të thërrasësh në fenë e Allahut, pa u fyer, sikurse u fyen profetët e Allahut dhe thirrësit për në fenë e Allahut:
أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ
“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë: “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë.” 2
Britmat e tyre na lëndojnë, duke na thënë se thirrja jonë ka ndikim. Sepse Ehl-us-Sunneti i thërret njerëzit në atë që u bën dobi atyre:
قُلْ مَا سَأَلْتُكُم مِّنْ أَجْرٍ فَهُوَ لَكُمْ
Thuaj ”Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t’u mbetet juve.”3
Ata nuk i thërrasin njerëzit që ti pasojnë ata verbërisht. Ata thonë se ata nuk kanë të drejtë të pasohen verbërisht. Sikurse do të kishim thirrur njerëzit në pasimin verbërisht, do ti kishim thirrur që të pasojnë vërbërisht Ahmed bin Hanbelin, Ali bin Ebi Talibin ose Ebu Bekr es-Sidikin. Por ata i thërrasin njerëzit në Kuran dhe Sunnet.
Ne ju japim juve lajmin përgëzues se thirrja juaj do të përfshijë tërë Indonezinë me lejen e Allahut. Pse kështu? Për shkak se njerëzit e shohin ndryshimin. Ka një ndryshim midis një thirrje që është e bazuar në interesin vetjak dhe një thirrje që vetëm dëshiron t’u sjell dobi muslimanëve.
1 33:45-46
2 29:2-3
3 34:47