“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj Perëndimi nuk janë të zhvilluar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (20)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighasah-12-2-1435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:

”Sëmundja e zemrës është kur ajo nuk është e aftë ta njohë Allahun, ta do Allahun, të përmallohet për Të, të kthehet tek Ai dhe ti jepë përparësi Atij para epsheve të saj. Nëse robi është i dijshëm për çdo gjë, por jo për Zotin e tij, është sikurse ai nuk ka dije për asgjë. Nëse robi ka çdo gjë në botë dhe përjeton të gjitha ëmbëlsitë e saj dhe kënaqësitë, por nuk ka dashuri për Allahun, nuk përmallohet për Të dhe nuk ndihet mirë me Të, është sikurse ai nuk ka përjetuar ndonjë kënaqësi, lumturi apo gëzim fare. Zemrës që i mungojnë të gjitha këto vetëm se do të dënohohet nga të gjitha që i janë dhënë asaj dhe ka përjetuar. ”1

Sot ata thonë se Perëndimi është i zhvilluar. I zhvilluar për çfarë? I zhvilluar për në Xhehnem. Perëndimi nuk është i zhvilluar fare. Përderisa Perëndimi nuk e njeh Zotin e tyre dhe jetën e përtejme, atëherë Perëndimi nuk është i zhvilluar fare. Ky nuk është zhvillim. Kjo është një verbëri. Ata mashtrojnë veten e tyre. Sikurse ti kishin kombinuar ato të dya:

”E, disa nga njerëzit thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër!Dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” 2

Kështu thotë i lumturi. Allahu e ka krijuar këtë jetë që ne ta përdorim atë për jetën tjetër.

________________________________________

1 Ighathat-ul-Lahfan (1/52).

2 2:201

Shpërndaje: