Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj populli i Themudit banonin në male

Imam Ismail Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir El-Kuran El-Adhim (3/454)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë:

“Ju i gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të rrallë.” Esh-Shuara, 26:149

Ibn Abbasi dhe të tjerë kanë thënë: “Do të thotë: me mjeshtëri dhe shkathtësi.”

Në një transmetim tjetër ai ka thënë:

“Do të thotë: me mendjemadhësi dhe arrogancë.”

Nuk ka asnjë kundërshtim mes këtyre dy shpjegimeve. Ata i gdhendnin shtëpitë në male nga mendjemadhësia, arroganca dhe pa pasur nevojë të vërtetë për to. Ata njëkohësisht ishin shumë të shkathët dhe mjeshtëror në gdhendjen dhe skalitjen e tyre.

 

 

 

Shpërndaje: