Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj ti nuk e thua të vërtetën

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://ar.miraath.net/audio/8881

Data e fetvas: 24/8-1435 ose 22/6-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur rrugët e ndryshme dhe thirrësit e të pavërtetës janë të shumtë, Ehl-us-Sunneti e kanë për detyrë që të luftojnë dy herë më shumë për t´ia sqaruar të vërtetën njerëzve dhe ti këshillojnë ata që të pasojnë atë. Ata duhet ti shmangen të gjitha ulërimave. Çështja është serioze. Njerëzit kanë nevojë për këshilla.

Sot unë them sinqerisht se të pakët janë ata që këshillojnë në mënyrë të qartë. Ulurimet janë të shumta dhe në përgjithësi ato varen nga tri arsye:

1 – Folësi ka frikë për veten e tij. Ai nuk dëshiron që të përgojohet.

2 – Folësi ka frikë për interesat e tij të dobishme. Nëse ai e thotë të vërtetën, ai ndoshta do ta humb ndonjë interes apo përfitim te ksaj dunjaje .

3 – Folësi dëshiron të ketë shumë njerëz rreth tij. Ai beson se ndikimi i tij do të pakësohet nëse ai flet. Çfarë ka lidhje kjo? Ti je i obliguar që ta sqaroshë të vërtetën, e jo të mbledhësh njerëz duke e pas per qellim vetem numrin e madh të tyre edhe nëse ata janë në të kotën. Merrë mësim nga fjalët e Profetit salAllahu alejhi ue selem:

”Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Të krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Dhe kjo fe do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në zjarrë përveç njërës.” Ata thanë: ”Cili është ai grup o i Dërguari i Allahut?” ”Ai tha: ”Ata që e pasojnë atë që e pasojmë unë dhe shokët e mi sot.”

Ky është një formulim tjetër. Ai përbëhet nga fjala ”fe.” Kjo është një nga refuzimet më të mëdha kundër të devijuarëve të cilë thonë se ndarja ka të bëjë me të gjithë ata tek të cilët u dërgua Profeti salAllahu alejhi ue selem dhe ata nuk iu përgjigjën atij. Ata mbrojnë sektet e devijuar të cilat pastaj i fusin në Islam dhe në Ehl-us-Sunneh.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Dhe kjo fe do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në Zjarr përveç njërit.”

Do të thotë umeti i tij. Në një tjetër formulim, ai thotë:

”Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në Zjarr përveç njërit. Të krishterët u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në zjarr përveç njërit. Dhe ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë ata do të hyjnë në Zjarr përveç njërit. ”

Pra, një pakic shpëton dhe shumica shkatërrohen. Ky është refuzimi më i mirë i atij që thotë se njerëzit do ta braktisin atë nëse ai flet. Çfarë dobie kanë ata prej teje nëse ata nuk përfitojnë nga dituria dhe udhëzimet tuaja për në fenë e Allahut?

Shpërndaje: