Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/484)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu (Subhaneh) ka thënë:
أَلَمْ يَأْتِهِمْ نَبَأُ الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ قَوْمِ نُوحٍ وَعَادٍ وَثَمُودَ وَقَوْمِ إِبْرَاهِيمَ وِأَصْحَابِ مَدْيَنَ وَالْمُؤْتَفِكَاتِ أَتَتْهُمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ فَمَا كَانَ اللّهُ لِيَظْلِمَهُمْ وَلَكِن كَانُواْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
“A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të përmbysurve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. Allahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes.”1
Ata të përmbysurit ishin populli i Lutit që banonin në qytete.
Allahu (Te ala) thotë në një ajet tjetër:
وَالْمُؤْتَفِكَةَ أَهْوَى
”Edhe Mu’tefikën (vendbanimin e përmbysur të popullit të Lut) e lëshoi prej së larti.”2
Një tjetër mendim është se ajeti ka për qëllim qytetin e tyre kryesor të Sodomës. Qëllimi është që Allahu i shkatërroi të gjithë ata për shkak se përgënjeshtruan Lutin (alejhi-selam) profetin e Allahut dhe vepruan mëkatin që asnjë krijesë tjetër më parë nuk e kishte vepruar:
أَتَتْهُمْ رُسُلُهُم بِالْبَيِّنَاتِ
” Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente.”
Do të thotë argumente të forta dhe të qarta:
فَمَا كَانَ اللّهُ لِيَظْلِمَهُمْ
“Allahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë.”
Do të thotë kur Ai i shkatërroi ata. Sepse ai i largoi justifikimet e tyre, kur Ai u dërgoi të dërguar atyre dhe largoi justifikimet e tyre:
وَلَكِن كَانُواْ أَنفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
”… por ata ia bënë vetes.”
Për shkak se ata përgënjeshtruan të dërguarin dhe kundërshtuan të vërtetën ata u goditën nga dënimi dhe shkatërrimi.
1 9:70
2 53:53