Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Mesailul-Xhahilijjeh, fq. 90
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Myslimani është i detyruar që t’i shmanget cilësive të jahudive dhe të krishterëve, si: ata e refuzojnë të vërtetën e personit të cilin nuk e duan. Urrejtja ndaj një personi, nuk duhet të jetë shkak që ti ta refuzosh të vërtetën që e posedon.
Shembull i kësaj është ajo që po ndodh sot. Nëse një grup ose sekt e urren ndonjë prej dijetarëve, ata e refuzojnë të gjithë të vërtetën që ai e thotë. Urrejtja e tyre ndaj tij, i shtynë ata që ta refuzojnë të vërtetën që ai posedon, ta fyejnë atë, t’i largojnë njerëzit prej tij, të paralajmërojnë nga veprat e tij dhe kasetat e tij, edhe nëse ai është pasues i së vërtetës. Pse? Sepse ata nuk e duan atë.
O mysliman! Ti je i detyruar ta pasosh të vërtetën edhe në qoftë se ajo vjen nga një person që ti nuk e do. Mos e lerë armiqësinë dhe epshin e shpirtit që të prengojnë/ndalojnë nga pranimi i së vërtetës.