Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com
Tani ne gjithmonë themi se nuk kemi kohë. Ne nuk kemi begati në kohën tonë. Por koha është mjaft e gjatë. Sikurse të përpiqeshim të bënim gjëra që janë shkak i begatisë patjetër që do të gjenim shumë të mira. Dhe ndër shkaqet më të mëdha për arritjen e begatisë në ditët tona është leximi i Kuranit. Betohem në Allahun. Nëse lexoni Kuran në ditët tuaja, do të kryeni punë të shumta në ato ditë, gjë të cilën nuk do të mund ta bëni në ditët e tjera (në të cilat nuk keni lexuar Kuran). Nga faktorët më të mëdhenj të arritjes së begatisë në kohë është që të kujdesesh për leximin e Kuranit. Dhe kur u dobësua kujdesi dhe interesi për leximin e Kuranit, na iku begatia nga koha jonë. Prandaj u them studentëve që kërkojnë dije, është veprim jashtëzakonisht i mirë që ju të caktoni në fillim të ditës tuaj kohë për leximin e Kuranit sepse me të vërtetë bërja e kësaj është begati e madhe.