Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prekja e duarve në përshëndetjen mes dy gjinive

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Ulema el-Beled el-Haram, fq. 530-531

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për ta përshëndetur për dore një grua të huaj? Çfarë është vendimi nëse ajo vë diçka në dorë në mënyrë që të mos ketë mundësi t’ia prek lëkurën e saj? A ka ndonjë dallim nëse personi që ia shtrëngon dorën është i ri apo i vjetër, apo në qoftë se gruaja është plakë?

Përgjigje: Nuk është e lejuar që t’i përshëndetësh me dorë gratë e huaja, pavarësisht nëse gruaja dhe burri janë të ri apo të vjetër sepse është e rrezikshme për të dy. Është transmetuar në formë autentike nga i dërguari i Allahut se ka thënë:

إني لا أصافح النساء

“Me të vërtetë unë nuk ua jap dorën grave (të huaja).”{1}

Aishah (radija Allahu anha) ka thënë:

ما مست كف رسول الله ﷺ  كف امرأة قط وكان يقول لهن إذا أخذ عليهن قد بايعتكن كلاما 

“Kurrë nuk e ka prekur dora e të dërguarit të Allahut  ﷺ dorën e ndonjë gruaje (të huaj). Kur ato i besatoheshin atij, ai e pranonte besatimin nga ato vetëm me fjalë.”

  • Përveç kësaj, nuk ka dallim në mes të përshëndetjes me dorë me të, pavarësisht nëse ajo ka diçka në dorë apo jo, sepse argumentet që ndalojnë këtë gjë janë të përgjithshme dhe për të mbyllë dyert e fitnes së mundshme.”

{1} Nesaiu (7/149), Ibën Maxheh (2874) dhe Ahmedi (6/357).
{2} Buhariu (5288) dhe Muslimi (18666/357).

Shpërndaje: