“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Prekja e gurit të zi nuk bëhet për shkak të bekimeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Kaulul-Mufiid (1/196)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehabi (rahimehullah) ka thënë:

Kapitulli mbi: “Ai që kërkon bekimin përmes një peme, një guri dhe të ngjashme”

Në lidhje me “gurin”, ky term është i përgjithshëm dhe përfshin të gjitha llojet e gurëve, pra edhe shkëmbinjtë në Jerusalem.

Nuk kërkohet bekimi nëpërmjet tyre. E njëjta gjë vlen edhe me “gurin e zi” (në Qabe). Në vend të kësaj, ne e adhurojmë Allahun duke e prekur dhe duke e puthur atë sepse i dërguari ﷺ e bëri këtë.

Në këtë mënyrë arrihet shpërblimi i bekuar. Kështu Umeri (radijAllahu anhu) kur një herë prej herësh gjatë tavafit tha:

“Unë e di që ti je vetëm një guri që as nuk sjell dëm e as dobi. Po të mos e kisha parë të dërguarin e Allahut ﷺ duke të puth ty, unë nuk do të kisha puthur ty!”

Puthja e gurit bëhet vetëm si formë e adhurimit e jo siç mendojnë njerëzit e thjeshtë se kjo bëhet nga kërkimi i shpresës dhe bekimeve të kësaj jete. Prandaj ju mund të shihni se si disa prej tyre fërkojnë tërë trupin pasi ta kenë prekur atë duke shpresuar arritjen e bekimeve!

Shpërndaje: