Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Umdat-il-Fikh (2)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A duhet personi që prek një qen apo një derr të marrë abdes apo është e mjaftueshme që t’i lan duart e tij?
Përgjigje: Ai nuk është i detyruar të bëjë asgjë nëse ata (qeni dhe derri) janë të thatë. I lejohet t’i prek ata dhe nuk është i detyruar që ta lajë dorën e tij. Megjithatë, duhet ta lajë dorën nëse ata (qeni dhe derri) janë të lagur.