Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://youtu.be/eziTX_wATx0
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Jemi marrë vesh me burrin tim që të mos martohemi asnjëri prej nesh me dikë tjetër në rast të shkurorëzimit. Mirëpo ai është martuar pasi ne jemi ndarë. A të mbaj premtimin tim që ia kam dhënë atij apo të martohem ashtu siç ka vepruar edhe ai?
Përgjigje: Ky kusht (premtim) nuk është i lejuar të ndodhë. Pra nuk është e lejuar që burri ta kushtëzoj gruan e tij që të mos martohet me askënd pas tij sepse kjo gjë është në kundërshtim me Sheriatin islam. Dhe se vetëm grave të profetit (sal Allahu alejhi ue selem) nuk iu lejua të martohen pasi kanë qenë të martuara me të.
Pra nëse gruaja është ndarë nga burri i saj pa e marrë parasysh a është ndarje e shkurorëzimit apo ndarje e tij nga jeta, atëherë gruaja është e lirë që të martohet më kë të dojë. Prandaj të kushtëzuarit që të mos martohet ajo me askënd pasi ka qenë e martuar me të, është kusht i pavlerë dhe si i tillë nuk duhet t’i përmbahet.
E njëjta gjë vlen edhe për burrin; nëse gruaja e kushtëzon që të mos martohet pas saj me askënd tjetër, edhe ky kusht është jo i vlefshëm. Ai ka të drejtë të martohet me kë të dojë edhe nëse është i martuar me atë grua.
Përveç nëse i është bërë kusht atëherë kur është lidhë kurora që burri të mos martohet me dikë tjetër përderisa është i martuar edhe me të. Ky kusht është i vlefshëm sipas mendimit më të saktë të dijetarëve. Në këtë rast nëse burri martohet d.m.th. përderisa i është kushtëzuar gjatë lidhjes së kurorës që ai të mos martohet përderisa është i martuar edhe me të, atëherë gruaja ka të drejtë zgjedhjeje që ta prishë kurorën me të apo të mbetet ende grua e tij.