Imam Shems-ud-Din bin Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ighathat-ul-Lahfan (1/270)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- ka thënë:
“Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë. (Një gjë e tillë ju lejohet) vetëm atëherë kur ato bëjnë imoralitet të hapur.” En-Nisa, 4:19
Kjo tregon se nëse burri e trajton gruan me ashpërsi në mënyrë që ajo të kërkojë ndarje prej tij kundrejt një kompensimi, atëherë ai po i bën padrejtësi asaj. Përveç kësaj kompensimi që ajo i jep atij është i ndaluar për të sepse ai nuk bëhet pronar i këtij kompensimi në mënyrë këtë mënyrë.
Po ashtu në këtë hyjnë edhe fjalët e Tij -te ala-:
”O besimtarë! – nuk ju lejohet që t’i merrni në trashëgim gratë me forcë. Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë.” En-Nisa, 4:19
Ai -subhanehu ue te ala- e ndaloi burrin që të marrë diçka nga ajo që i ka dhënë asaj nëse kjo bëhet përmes presionit.