Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pretendojnë se janë pasues të Sunnetit ndërsa fyejnë dijetarët e Sunnetit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=rdqjko7azyo

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mësoj tek disa nxënës të dijes, të cilët theksojnë se pasojnë rrugët e imamëve të thirrjes, mirëpo, nuk marrin nga ta. Ata paralajmërojnë kundër librit Akide et-Tahauije dhe paralajmërojnë kundër mësimit dhe komentimit të tij. Ata gjykojnë mbi Imam Tahaviun si shpikës i gjërave në fe. Çfarë mendoni për këta njerëz? A është reale dhe e vërtetë ajo që ata thonë që ta pranojmë si të tillë?

Përgjigje: Ata thonë se janë prej pasuesve të Sunnetit, ndërsa i fyejnë imamët e Ehli-Sunnetit. Si të jenë këta pasues të Sunnetit? Ata nuk mund të pretendojnë një gjë të tillë. Ata janë gënjeshtarë dhe nuk mund të jenë pjestar të pasuesve të Sunnetit. Pretendimet e tyre janë për shkak se, ata dëshirojnë të gënjejnë dhe të mbështillen me petkun e Sunnetit e të fshihen pas tij. Jo vetëm kaq, ata janë armiq të Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijes, armiq të komentuesit të librit Akide-Tahauije dhe janë armiq të gjithë imamëve të Sunnetit.

Pra ata nuk janë prej paseuesve të Sunnetit, porse ju thonë një gjë të tillë juve, sepse dëshirojnë që t´iu mashtrojnë juve. Ju paralajmërojë për rrezikun që vie nga ata dhe largohuni prej tyre.

Shpërndaje: