Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindërit të cilët i sjellin fëmijët e vegjël në xhami

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/16359

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë mendoni për ata të cilët i marrin me vete fëmijët në xhami kur dihet se këta fëmijë nuk dinë të lexojnë dhe nuk dinë përmendësh as kaptinën el-Fatiha?”

Përgjigje: ”Nëse ata munden me qëndru në shtëpi kjo është në rregull, në mënyrë që ata të mos e besdisin dikë, por në qoftëse nuk ka mundësi për shkak se ata duan të falin namazin me njerëzit ose ta dëgjojnë ndonjë ligjerat, dobi ose hutben e xhumasë, kështu që ska të keqe në këtë. Kjo vlen edhe nëse fëmija është i vogël. Është transmetuar ne hadithë të vërtet se kur i Dërguari salAllahu alejhi ue selem dëshironte ta zgjaste namazin dhe dëgjoi se si një fëmijë qante ai nuk e zgjati namazin për t’mos ia vështirsu nënës së fëmijës. Kjo dëshmon se fëmijët faleshin me të dhe se ai nuk i ndaloi fëmijtë e vegjel që të vijnë në xhami. Është transmetuar në mënyrë autentike se si Umeri ka thënë kur Profeti salAllahu alejhi ue selem e shtyente në disa prej netëve faljen e jacisë:

”O i Dërguari i Allahut! Gratë dhe fëmijët kanë ra në gjumë.”

Kjo vërteton se fëmijët kanë qenë prezentë. Si përmbledhje, prezentimi i fëmijëve me prindërit e tyre në xhami është çështje që nuk ka kurrfar pengese edhe pse ata nuk kanë arritur moshën e namazit. Nëse ata marrin me vete fëmijët e tyre për shkak që me qenë më të qetë derisa ta falin namazin me xhematë ose të dëgjojnë hutben e xhumasë ose dobi nuk ka kurrfar të keqe. Por në qoftëse dikush mund të kujdeset për fëmijën në shtëpi kështu që fëmija të mos e bezdis prindin apo dikë tjetër kjo është më e mirë dhe parsore, nëse ka mundesi. Allahu u shpërbleft me të mira.”

Shpërndaje: