Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu’ul-Fetaua (33/112)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Gruaja dhe burri janë pajtuar pas disa problemeve, por nëna e saj dëshiron që ajo të ndahet prej tij, ndërsa ajo në këtë gjë nuk i bindet nënës së vetë. A mëkaton ajo nëse nëna e saj bën dua kundër saj?”
Përgjigje: “Nëse ajo është e martuar, nuk është e detyruar t’i bindet babait apo nënës për t’u ndarë nga burri i saj, apo edhe për t’i vizituar ata. Kjo nuk është e lejuar as në raste të ngjashme si ky. Nëse bashkëshorti nuk e urdhëron në mëkate, bindja ndaj burrit është para bindjes ndaj prindërve. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
أيما امرأة ماتت وزوجها عنها راض دخلت الجنة
“Nëse vdes gruaja dhe burri i saj është i kënaqur me të, ajo hyn në Xhenet.” [1]
Nëse nëna dëshiron që t’i ndajë ata, ajo është duke vepruar veprën e engjëjve Harut dhe Marut, prandaj nuk duhet t’i bindet asaj edhe në qoftë se nëna bën dua kundër saj.
Përjashtimi i vetëm është nëse bashkëshortët janë mëkatar apo se burri i saj e nxitë atë në mëkate, e ndërsa nëna e saj e urdhëron atë në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij salallahu alejhi ue selem, gjë e cila është detyrë për të gjithë myslimanët.”
_______________________
[1] Tirmidhiu (1161) dhe Ibn Maxheh (1854). Disa dijetarë e kanë konsideruar këtë hadith të dobët, por ka dëshmi nga hadithe të tjera që aludojnë në këtë kuptim.