Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prindi kërkon që ta dërgoj tek falltari

Alameh Muhammed bin Abdilah es-Subejjil 

Burimi: Rasail fil-‘Akideti ued-Da’ueh, fq. 171
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse njëri nga prindërit e mi dëshiron që ta dërgojë tek një falltar (pretendon se të jetë parashikues i fatit) për tu kuruar, dhe unë nuk i bindem atij, atëherë a konsiderohet kjo mosbindje e qortueshme?

Përgjigje: Nuk është e lejueshme bindja ndaj prindërve në çështje të tilla. Veprimi i tillë është i ndaluar dhe mosbindje ndaj Allahut. Hasani dhe Ebu Hurejra radijallahu anhuma kanë transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

من أتى كاهنا فصدقه بما يقول، فقد كفر بما أنزل على محمد صلى الله عليه وسلم

“Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e beson atë në çfarë thotë, ai ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit salallahu alejhi ue selem.”Transmeton Ahmedi.

I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

من أتى عرافا فسأله عن شيء، لم تقبل منه صلاة أربعين يوما

“Kush shkon tek parashikuesi i fatit dhe e pyet për diçka nuk i pranohet namazi për dyzet ditë.”[1]Transmeton Ahmedi.

Prandaj nuk është e lejuar bindja e prindërve në çështje të ngjashme.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا

Por nëse ata përpiqen, që të më shoqërosh Mua (në adhurim) diçka për të cilën ti nuk ke dijeni, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dunja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim. “ 31:15

Ali bin Ebi Talibi radijallahu anhu ka rrëfyer se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

لا طاعة لمخلوق في معصية الخالق

“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.” Transmeton Ahmedi.

Përkundrazi, ti duhet t’i paralajmërosh ata nga këto veprimet e tilla dhe t’ia shpjegosh atyre në një mënyrë të butë dhe të mirë se ato vepra janë të ndaluara.”


[1] Qëllimi është se, personit të tillë i humbet shpërblimi i namazit dhe në asnjë mënyrë nuk lirohet nga obligueshmëria e namazit ditor. (v.p.)

Shpërndaje: