“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Prishja e agjërimit për punëtorët të cilët punojnë punë të rënda

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fetua fi ahkam es-Sijam, fq. 89
 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar për punëtorët të mos agjërojnë gjatë Ramazanit nëse puna e tyre është shumë e vështirë?

Përgjigje: Ata duhet të agjërojnë dhe të kërkojë ndihmë prej Allahut sepse ai i cili kërkon ndihmë prej Allahut, Allahu do t’i ndihmojë. Në qoftë se ata e ndiejnë se ata janë aq të etur gjë e cila do t’i dëmtojë ose do të shkatërrohen, atëherë s’ka asgjë të keqe nëse ata e prishin agjërimin ngase kjo është diçka urgjente. Por më së miri do të ishte nëse ata mund të pajtohen me punëdhënësin që të punojnë gjatë natës në muajin e Ramazanit ose që një pjesë të caktuar të punës ta bëjnë gjatë ditë dhe një pjesë të caktuar gjatë natës apo që të punojnë më pak orë në mënyrë që ata të mund të kryejnë punën e tyre dhe të agjërojnë më lehtë.

Shpërndaje: