Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (328)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A lejohet të japin selamin njëkohësisht me imamin apo duhet të presim derisa imami të ketë mbaruar dhënien e selamit nga të dyja anët?”
Përgjigje: “Nuk duhet të pritet që ai të jap selamin e dytë. Prej namazit del me dhënien e selamit të parë. Selami i i parë është shtyllë kurse i dyti është Sunnet. Kur ai (imami) jep selamin, edhe ti vepron ashtu, nëse ai nuk jep as ti jo. Nuk është e saktë që të pritet imami derisa ai të përfundoi dhënien e selamit nga të dyja anët.”