Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pritja e gjatë për përgjigje

Imam Muhammed Ibn Xherir Et-Taberij 

Burimi: Xhamiul Bejan (13/119-120)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ ۖ قَالَ إِنَّكُم مَّاكِثُونَ

”Ata do të thërrasin: ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!”, ndërsa ai do t`u thotë: ”Ju do të qëndroni përherë aty!” 1

Allahu i Lartësuar thotë: Ata kriminelë pasi që Allahu i ka futur në Xhehenem dhe kanë përjetuar në të (Xhehenem) atë që kanë përjetuar prej ndëshkimeve thërrasin Malikin, rojen e Xhehenemit ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!

Ata do të thonë: Të na i marr jetët dhe të na vdesi Zoti yt. Është thënë se Maliku nuk iu përgjigjet atyre në ato momente që ata i bëjnë kërkesën e tyre, ai i lë ata një mijë vjet pa i kthyer përgjigje dhe më pas i përgjigjet atyre dhe u thotë ”Ju do të qëndroni përherë aty!

Transmetohet nga Ibn Abasi se ka thënë: ”Ata do të thërrasin: ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!” ”Ai do i përgjigjet atyre pas një mijë vjetësh.” ”Ju do të qëndroni përherë aty!

Transmetohet nga Neufi se ka thënë tek fjala e Allahut: ”Ata do të thërrasin: ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!” Ai nuk do t`i përgjigjet atyre për njëqind vjet nga vitet që ju llogarisni, më pas do t`i thërrasë ata dhe do tu thotë: “O banorë të Xhehenemit, ju aty do të qendroni.”

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amr se ka thënë ”Ata do të thërrasin: ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!” Tha: Ai largohet prej tyre dyzet vjet dhe nuk iu përgjigjet dhe më pas i përgjigjet dhe i thotë: ”Ju do të qëndroni përherë aty!

Më pas ata i luten Zotit të tyre dhe i thonë:

رَبَّنَا أَخْرِجْنَا مِنْهَا فَإِنْ عُدْنَا فَإِنَّا ظَالِمُونَ

”O Zoti ynë, nxirrna prej Xhehenemit, e nëse kthehemi prapë tek e keqja, atëherë jemi keqbërës të vërtetë” 2

Nuk i kthen përgjigje atyre për një kohë të barabrtë me dyfishin e ekzistencës së kësaj bote dhe më pas i përgjigjet atyre duke iu thënë:

اخْسَئُوا فِيهَا وَلَا تُكَلِّمُونِ

”Ai do t`u thotë: Rrini aty të përbuzur dhe mos Më thoni asgjë!” 3

Tha: ”Pas kësaj nuk do të thonë më asnjë fjalë. Vetëm se do të dëgjohen ulërima dhe djegje nga Zjarri i Xhehenemit.”

Transmetohet nga Es-Sudij se ka thënë për fjalën e Allahut:”Ata do të thërrasin: ”O Malik, le të na vdesë Zoti yt!” Ka thënë: “Maliku është roja i Xhehenemit dhe gjithashtu ka thënë; Ata do të rrinë (pa marr përgjigje) një mijë vjet nga vjetët që llogarisni, dhe tha; I përgjigjet atyre pas një mijë vjetësh dhe u thotë: ”Ju do të qëndroni përherë aty!” 


1 Ez-Zukhruf 43:77

2 El-Mu’minun 23:107

3 El-Mu’minun 23:108

Shpërndaje: