Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (30)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20-%202-%201%20-%201436.mp3
Data e fetvas: 2/1-1436 ose 26/10-2014
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Si mund të bëjmë dallimin në mes të përgojimit dhe thashethemeve ndaj të cilave ti paralajmërove dhe shpifjes dhe paralajmërimit ndaj pasuesve të bidateve dhe të devijimit?
Përgjigje: Kjo varet nga dobia dhe qëllimi. Nëse je i sigurt se një grup janë pasues të bidatit dhe e di në çka ata besojnë dhe t’i paralajmëron kundër tyre, atëherë kjo është dashamirësi, dhe as nuk është përgojim e as thashetheme. Kjo është dashamirësi. Por nëse nuk e di se çfarë është bidati, dhe mendon se çdonjëri është bitadatçi, atëherë kjo është problem. Tani të gjithë po akuzojnë njëri-tjetrin se janë bidatçi. Ndërkohë, ata nuk kanë idenë se çka është bidati. Bëhet fjalë vetëm për probleme personale. Është e detyrueshme që të mos flitet pa dije. Është e detyrueshme që të flitet vetëm kur është e nevojshme dhe e dobishme dhe të mos keqësohet gjendja edhe më shumë.